Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
65-vjeçarja bie nga kati i tretë i banesës, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor
Një grua 65 vjeçe ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit, pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonte.Ngjarja u regjistrua në lagjen 8 të qytetit, në një pallat pranë Spitalit Rajonal të Durrësit. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se gruaja ka rënë nga dritarja e tualetit, por ende nuk janë të qarta rrethanat që çuan në këtë fund tragjik. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Paraprakisht, burime policore bëjnë me dije se gruaja kishte probleme të shëndetit mendor. Trupi i viktimës është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore.Ndërkohë, pritet që dëshmitë e familjarëve të ndihmojnë në sqarimin e plotë të këtij rasti të rëndë. Top Channel