Ende asnjë shenjë nga trupi i 29-vjeçarit në Klos! Reagon pas 3 ditësh Ministria e Mbrojtjes

Ende asnjë shenjë nga trupi i 29-vjeçarit në Klos! Reagon pas 3 ditësh Ministria e Mbrojtjes

Vijojnë kërkimet për Ardit Beshirin, punëtorin e ekskavatorit në fabrikën e përpunimit të kromit në Burrel, të cilin e zuri poshtë masivi i dheut që u shemb të shtunën (3 maj). Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas këtij incidenti, ka nisur një operacion për shpëtimin e punonjësit të zhdukur dhe se forca të shumta janë angazhuar për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e tij. Në operacionin kompleks po marrin pjesë: -Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i bashkisë Klos. Forcat e Policisë; Punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM); -Ekip mjekësor me autoambulancë. Forca vullnetarizmi nga komuniteti; -Efektivë të Forcave të Armatosura me pajisje për detektimin e metaleve Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore; Rrëshqitja ka pasur përmasa...