Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Berisha për median greke: Rikthehem për të çliruar Shqipërinë nga Rama. E sulmoi Belerin për Grykën e Gjipesë
Sali Berisha TIRANË- Ish-Presidenti i Shqipërisë dhe kreu aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për marrëdhëniet greko-shqiptare dhe rikthimin e tij politik, pak para zgjedhjeve kombëtare në vendin e tij, të cilat do të mbahen më 11 maj. Në intervistën që jep për "LiFO", ai pohon se marrëveshja e Zonës Ekzekutive Ekonomike (EEZ) që qeveria e tij kishte negociuar me Greqinë ishte më e mira e mundshme dhe akuzon Edi Ramën se e ka bllokuar, duke vepruar kundër interesit kombëtar të Shqipërisë. Sali Berisha, 80 vjeç, me profesion kardiolog, shërbeu si President i Shqipërisë nga viti 1992 deri në vitin 1997 dhe ishte Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës. Nga viti 2005 deri në...