Zgjedhjet 2025/ Para vetëm për burrat, vetëm 20% e grave “përballojnë” me reklamë në media për fushatë

Zgjedhjet 2025/ Para vetëm për burrat, vetëm 20% e grave “përballojnë” me reklamë në media për fushatë

Foto ilustruese NGA ESIONA KONOMI Politika ka qenë për shekuj me radhë që “punë burrash”. Por tani, nuk është me ekskluzititet e tyre. Ama, kur vjen puna tek paratë, gratë janë akoma në “mëshirën” e gjinisë tjetër. Vetëm 20 % e atyre që arrijnë të bëjnë reklamë politike në media ose në rrjetet sociale për fushatën e 11 majit janë gra. Të dhënat e një monitorimi (nga nisja e fushatës më 11 prill deri më 6 maj) në faqet online të mediave kryesore në vend, si dhe hapësirave televizive që vihen në dispozicion të kandidatëve kundrejt pagesës, konfirmojnë se gratë kanë aftësi më të ulët paguese dhe kësisoj gëzojnë më pak hapësirë mediatike. E njëjta gjë vlen edhe për të reklamën në rrjetet sociale, kryesisht në...