Votimi nga jashtë, Celibashi: Nuk mund të vihet në dyshim integriteti i procesit, i realizuar shumë mirë

Votimi nga jashtë, Celibashi: Nuk mund të vihet në dyshim integriteti i procesit, i realizuar shumë mirë

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi e ka vlerësuar si të  realizuar “shumë mirë” procesin e votimit nga jashtë. Në një bashkëbisedim me gazetarët, ku ka raportuar edhe lidhur me problematikat e evidentuara deri më tani, Celibashi tha se megjithatë, integriteti i votimit nga jashtë nuk mund të vihet në dyshim. “Nuk mund të vihet në dyshim integriteti i votimit nga jashtë. Është një proces që nuk është realizuar në mënyrë perfekte, por është një proces i realizuar shumë mirë, gjykuar nga numrat. Ndoshta ne nuk jemi në terren, por nga ato që vijën këtu te ne, asesi ky proces nuk mund të vihet në diskutim. Po lexoja në lidhje me procesin e votimit nga jashtë në Gjermani dhe me gjithë respektin për standardin Gjerman, atje...