11 Maji/ Bytyçi: Shqipëria po dëshmon se ka një opozitë reale, alternativë e besueshme

11 Maji/ Bytyçi: Shqipëria po dëshmon se ka një opozitë reale, alternativë e besueshme

Analisti, Enver Bytyçi në një intervistë në Ora News u shpreh se Shqipëria po dëshmon se ka një opozitë të qëndrueshme dhe reale. Bytyçi: Është një fushatë e cila karakterizohet nga disa risi do e quaja. Risia kryesore ka të bëjë me faktin se tashmë Shqipëria dëshmoi se ka një opozitë të qëndrueshme. Një opozitë reale e cila është alternativë e besueshme. Është alternativë e besueshme jo vetëm për faktin se premtimet e saj janë të jashtëzakonshme dhe dobiprurëse për interesat e qytetarëve e të vendit por edhe për faktin se kjo opozitë dhe lideri i saj Berisha kanë dëshmuar në të kaluarën së paku në qeverisjen e tyre të viteve 2005-2009 se jo vetëm bëjnë premtime por dinë ti mbajnë ato. Kështu që besueshmëria ndaj...