Nga mbrojtja deri te emigracioni: Çfarë premton qeveria e re gjermane?

Nga mbrojtja deri te emigracioni: Çfarë premton qeveria e re gjermane?

Koalicioni i ri qeverisës në Gjermani, i drejtuar nga konservatorët, e nis punën të martën nën udhëheqjen e kancelarit të ri Friedrich Merz, rreth tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit. Koalicioni i përbërë nga kristiandemokratët e Merzit (CDU), unikoni socialkristian i Bavarisë (CSU) dhe Partia Socialdemokrate e qendrës së majtë (SPD) – është gati ta qeverisë Gjermaninë për katër vjetët e ardhshme. Këto tri parti e përpiluan një program qeverisës në marrëveshjen e koalicionit në prill, duke premtuar se do ta ringjallin ekonominë e dobësuar, do t’i ashpërsojnë rregullat e emigracionit dhe se do t’i shkurtojnë shpenzimet shtetërore. Kritikët kanë argumentuar se dokumenti prej 144 faqeve ka mungesë të zotimeve konkrete, dhe se, edhe ato premtime që janë përfshirë, janë të kufizuara nga ajo...