64-vjeçari mbush shtëpinë me municion, çfarë i gjeti policia në Tiranë

64-vjeçari mbush shtëpinë me municion, çfarë i gjeti policia në Tiranë

Policia e Tiranës njoftoi këtë të mërkurë se vuri në pranga një 64-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Uniformat blu thanë se siguruan informacione nga inteligjenca policore se në një banesë në rrugën “Pasho Hysa” në kryeqytet mbaheshin armë dhe sende të tjera. Për këtë arsye u finalizua operacioni i koduar “Municioni”. Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme municioni, 7 karikatorë, 1 pistoletë me mulli, 4 armë të ftohta, uniforma dhe shkopa gome si të policisë. Për këtë arsye 64-vjeçari u vu në pranga. Ndaj tij rëndon edhe akuza e mbajtjes pa të drejtë të uniformës.
Burimi: Javanews.al