Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta kundër Houthive, Izraeli dhe SHBA nisin sulme të përbashkëta ndaj grupit rebel të Jemenit
Forcat Ajrore Izraelite po kryejnë një sulm të përbashkët kundër Houthive në Jemen, me SHBA-në, pas sulmit me raketa balistike pranë Aeroportit Ben Gurion të dielën. Të paktën gjashtë bombardime janë raportuar në orët e fundit pranë portit të Hodeidah në Jemen, sipas rrjetit televiziv Al Masirah të lidhur me rebelët Houthi, i cili ia atribuon përgjegjësinë për sulmet Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Edhe pse nuk ka pasur konfirmim zyrtar, gazetari i Axios, Barak Ravid, raportoi, duke cituar një zyrtar amerikan, se Izraeli nisi sulme kundër Jemenit në koordinim me SHBA-në. Në të njëjtën kohë, Times of Israel dhe Channel 12 konfirmuan informacionin, duke cituar një zyrtar izraelit. Dje, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi hakmarrje për sulmin me raketa të Houthive në Aeroportin Ndërkombëtar...