Përleshje mes vajzash në Korçë, lëndohet njëra prej tyre

Përleshje mes vajzash në Korçë, lëndohet njëra prej tyre

Një konflikt fizik mes disa vajzave ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të një lokali në bulevardin “Republika”, duke shkaktuar panik mes kalimtarëve. Sipas informacioneve paraprake, sherri mes të rinjve ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit, duke lënë të plagosur një vajzë. E dëmtuara është, e njohur për publikimin e materialeve komprometuese në një faqe në Instagram, ku denigroheshin vajza dhe djem minorenë nga zona e juglindjes së vendit. Dyshohet se përplasja ka pasur si motiv pikërisht aktivitetin e saj në rrjetet sociale, që ka shkaktuar reagime të forta në komunitet. Menjëherë pas incidentit, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke shoqëruar në komisariat dy vajza dhe një djalë të përfshirë në përleshje. Ndërkohë, e plagosura është transportuar në Spitalin Rajonal të...