“Daily Mail” kap përkthyesen shqiptare në Angli, 8 mijë paund për të nxjerrë nga kampi një emigrant

“Daily Mail” kap përkthyesen shqiptare në Angli, 8 mijë paund për të nxjerrë nga kampi një emigrant

Media britanike Daily Mail ka ekspozuar një skandal të ri që konsiston në një skemë fitimprurëse, të cilën po e përdorin përkthyesit zyrtar të Home Office, duke përfituar miliona paund për të nxjerrë nga qendrat e ndalimit, të njohur si (kampe) emigrantë të paligjshëm, kryesisht shqiptarë. Në rrjetën e gazetarëve investigativë ka rënë edhe përkthyesja shqiptare Eglantina Legisi, e cila edhe pse e kontraktuar si përkthyese nga Ministria e Brendshme, së bashku me kolegë të saj, po ofrojnë shërbime të paligjshme për lirimin me kusht të emigrantëve. Mail ka zbuluar se përkthyesit kërkojnë 3,000 paund për të vepruar si dëshmitarë të rremë në gjykatë dhe për të siguruar lirimin me kusht të shqiptarëve të kapur duke hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me pasaporta false ose...