Hotolisht/ ‘As serbët nuk na e kanë bërë këtë’, banori: Balluku, e  papërgjegjshme!

Hotolisht/ ‘As serbët nuk na e kanë bërë këtë’, banori: Balluku, e papërgjegjshme!

Banorët e Hotolishtit në Librazhd u mblodhën sërish në protestë këtë të mërkurë, duke denoncuar mungesën e reagimit nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndaj shqetësimeve të tyre për projektin e Korridorit VIII. Protestuesit kundërshtojnë planin aktual që parashikon ndërtimin e rrugës përmes fshatit dhe kërkojnë që të realizohet një tunel alternativ, i cili do të mbrojë zonën historike dhe mjedisin. Ata gjithashtu kërkojnë shpronësime të drejta, sipas vlerës së tregut. Një banor u ankua se Balluku nuk ka dërguar “sikur një letër sqarimi” tek ta, ndërsa theksoi se një veprim i tillë nuk është bërë as nga serbët përgjatë historisë. “Protestat do vijojnë pa ndërprerje. Do vendosim si komitet. Nuk mund ta imagjinoj këtë papërgjegjshmëri nga ministrja Balluku. Duhet të dërgonte të paktën një...