63-vjeçarja amerikane gjendet e vdekur në banesën e saj (EMRI)

63-vjeçarja amerikane gjendet e vdekur në banesën e saj (EMRI)

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Sarandë, ku një shtetase amerikane është gjetur e pajetë në banesën e saj. U raportua se 63 vjeçarja ëshrë identifikuar si Sharly Lynn Chaddick, e cila prej pak vitesh kishte blerë shtëpi në Sarandë dhe jetonte aty. Trupi i saj është transportuar në morgun e qytetit nga ku do të dërgohet në IML në Tiranë për ekspertizë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk raportohet për shenja dhune në trupin e viktimës.
Burimi: ntv.al