Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
63-vjeçari dhunon mbesën, i vëllai qëllon me automatik për ta kanosur! Parandalohet krimi në Paskuqan
👁10509
Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri në një familje në Paskuqan. Në pranga kanë rënë dy vëllezër. Sipas policisë u arrestuan shtetasit M. M., 61 vjeç (me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë) dhe A. M., 63 vjeç, vëllezë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi M. M. qëlloi me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur shtetasin A. M., i cili i kishte dhunuar vajzën. Në banesën e 61-vjeçarit policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (sëpatë)./vizionplus.tv