“Merrni zarfet”/ Rama sërish thirrje emigrantëve në Greqi: Mos e lini pa përdorur këtë mundësi historike

“Merrni zarfet”/ Rama sërish thirrje emigrantëve në Greqi: Mos e lini pa përdorur këtë mundësi historike

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje emigrantëve në Greqi që të marrin zarfet në postë dhe të shprehin vullnetin e tyre për zgjedhjet e 11 majit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama shprehet se kompania e shpërndarjes ‘ka vënë gjërat në vijë dhe zarfet janë shpërndarë në destinacionet e ndryshme’. “Ndërhyra këtu se desha të përcjell një thirrje, një mesazh për ata që janë regjistruar si votues në Greqi që të marrin zarfet dhe të mos e lënë pa përdorur mundësinë historike për një takim me historinë për të qenë votues për herë të parë jashtë kufijve të Shqipërisë. Është një takim me historinë për të kyçur Shqipërinë në familjen e BE. Ka pasur një problematikë me shpërndarjen ditët e...