Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nacionalizëm, përçarje dhe sfida ekonomike/ Kancelari i ri i Gjermanisë në qendër të polemikave
Vetëm disa javë para se të betohet si kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz e ka nisur mandatin e tij të ardhshëm në një atmosferë të trazuar politike dhe sociale. Konservatori 69-vjeçar, i cili do të marrë detyrën më 6 maj, vjen në pushtet pas një vale kritikash për retorikën e tij ndaj migracionit dhe flirtimet me të djathtën ekstreme. Strategjia e Merz për të fituar zgjedhjet përfshiu thyerjen e një tabuje të pasluftës: për herë të parë, ai kërkoi mbështetjen e ekstremit të djathtë për të kaluar një projektligj për migracionin. Ky veprim shkaktoi jo vetëm një rebelim brenda partisë së tij CDU, por edhe një reagim të ashpër nga opinioni publik dhe ish-kancelarja Angela Merkel. Protestat në gjithë vendin dhe ndarja e...