Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nga karaoket në kishë! Kush është kardinali filipinas që mund të bëhet Papa i parë aziatik
Kardinali filipinas Luis Antonio Tagle, një figurë e njohur për thjeshtësinë dhe qëndrimet e tij progresive, përmendet gjithnjë e më shpesh si një ndër kandidatët potencialë për të pasuar Papa Françeskun. I njohur me nofkën “Chito”, Tagle ka fituar zemrat e shumë besimtarëve në Filipine dhe më gjerë, por në të njëjtën kohë është përballur me kritika në rritje për trajtimin e çështjeve të ndjeshme brenda Kishës Katolike. Në një intervistë të vitit 2015, Tagle u përgjigj me humor kur u pyet nëse kishte menduar ndonjëherë të bëhej papë: “Unë bëj një rrëfim publik këtu. Nuk mund ta menaxhoj as jetën time. Si mund ta imagjinoj një komunitet mbarëbotëror?”. Megjithatë, ai mbetet një nga emrat më të përfolur për kreun e Selisë së Shenjtë –...