Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nis sezoni turistik 2025, publikohen oraret e vizitave në muzetë, kalatë dhe sitet kulturore
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka njoftuar përmes një video promovuese nisjen zyrtare të Sezonit Turistik 2025, duke bërë publike edhe oraret e reja të vizitave për të gjitha muzetë, kalatë, parqet arkeologjike dhe sitet e tjera kulturore në të gjithë vendin. Nga data 5 maj deri më 31 tetor 2025, këto destinacione kulturore do të jenë të hapura për publikun çdo ditë të javës, nga ora 09:00 deri në 19:00, duke krijuar një akses më të gjerë për vizitorët vendas dhe të huaj. Ministri theksoi se oraret janë përshtatur për të ofruar një përvojë sa më të mirë për turistët dhe për të promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare gjatë gjithë sezonit. Oraret e veçanta për disa prej siteve kulturore më të vizituara...