Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 21-vjeçari shqiptar
                            Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Polikarpoi, Pela në Greqi. Mediat fqinje bëjnë me dije se nga aksidenti ka humbur jetën një 21-vjeçar me origjinë shqiptare. Raportohet se për arsye ende të paditura 21-vjeçari, i cili po udhëtonte me mjetin e tij, ka humbur drejtimin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar. Nuk dihet ende identiteti i viktimës. Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik. /vizionplus.tv