Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Los Angeles jep 4 miliardë dollarë dëmshpërblim për viktimat e abuzimit seksual, të dhunuarit: Paratë nuk zhbëjnë dhimbjen!
Mijëra viktima të abuzimit në qendrat e të miturve dhe në shtëpitë kujdestare në të gjithë qarkun e Los Angeles do të kompensohen pas dekadash keqtrajtimi sistemik. Këshilli i qarkut miratoi këtë javë një marrëveshje historike prej 4 miliardë dollarësh për të adresuar afërsisht 7,000 pretendime për abuzim seksual të ndodhur në institucionet e drejtuara nga qarku. Kjo është pagesa më e madhe e këtij lloji në historinë e SHBA-së. Shumica e rasteve lidhen me qendrën e të miturve MacLaren, e hapur në vitin 1961 dhe e mbyllur në 2003, ku viktimat kanë raportuar dhunë fizike, abuzim seksual, kërcënime, dhe shpesh heshtje institucionale për dekada me radhë. Një raport zbuloi se aty ishin punësuar persona me precedentë penalë. Megjithatë, asnjë person nuk është arrestuar deri...