Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Prishtinë: Dy të paraburgosur për nxitje urrejtjeje dhe mbështetje të ISIS
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve D.B. dhe E.B., të cilët po hetohen për vepra penale që lidhen me terrorizmin dhe nxitjen e urrejtjes ndërfetare.Vendimi u mor pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës më 1 maj 2025. Sipas gjykatës, masa e paraburgimit është e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procedurës penale dhe për të parandaluar mundësinë e ndikimit në prova apo dëshmitarë.Të dyshuarit akuzohen se në fshatin Shashkoc të Komunës së Prishtinës kanë përhapur publikisht urrejtje ndërfetare përmes postimeve në rrjetet sociale “TikTok” dhe “Facebook”. Në to, ata kanë shfaqur ideologji ekstremiste fetare dhe mbështetje të hapur për organizatën terroriste ISIS.Në një nga videot, i pandehuri D.B. shihet para një...