Po lundronte me motor uji, gjendet i vdekur në portin e Shëngjinit i riu nga Fushë Kruja

Po lundronte me motor uji, gjendet i vdekur në portin e Shëngjinit i riu nga Fushë Kruja

Trupi i pajetë i një të riu është gjetur nga policia pranë portit të Shëngjinit. Burime nga policia kanë të ditur se, trupi i riu, me inicialet N. Z., 37 vjeç nga Fushë Kruja është gjetur rreth orës 15:40 dhe pak metra larg viktimë është gjetur dhe një motor uji. Policia thotë se ka dyshime që 37-vjeçari të ketë humbur jetën nga mbytja. Shëngjin/ Informacion paraprak Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski. Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë....