Mbante peng dhe dhunonte partneren italiane, arrestohet 27-vjeçari në Fier! Me precedent të mëparshëm penal

Mbante peng dhe dhunonte partneren italiane, arrestohet 27-vjeçari në Fier! Me precedent të mëparshëm penal

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast Reaction”. Operacioni, rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet Policisë së Fierit, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadën italiane në Tiranë. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme policore, arrestohet 27-vjeçari që dhunoi bashkëjetuesen italiane, në banesën e tij në Cakran, ku e mbante prej disa ditësh pa dëshirën e saj. Autori, me precedent kriminal, për dhunë në familje dhe për vjedhje. Ai u kap në tentativë për t’u larguar, me automjet të marrë me qira. Pas njoftimit të Zyrës së Ekspertit të Sigurisë prane Ambasadën italiane në Tiranë dhënë Departamentit të Policisë Kriminale se një shtetase italiane mbahej pa dëshirë, në një banesë në fshatin Cakran,...