Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E trishtë! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur nga Elbasani
Një prej emrave më të dashur të skenës dhe ekranit, Eduart Çala, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Lajmi ka tronditur komunitetin artistik dhe qytetin e Elbasanit, ku Çala ka lënë gjurmë të thella me veprimtarinë e tij të pasur dhe shumëdimensionale. I lindur më 19 shtator 1950 në Elbasan, Eduart Çala nisi rrugëtimin e tij artistik që në bangat e shkollës, përmes pjesëve teatrale të interpretuara me pasion dhe talent. Edhe pse nuk studioi për aktrim, dashuria për artin e udhëhoqi drejt një karriere të gjatë si aktor profesionist në Teatrin “Skampa”, ku luajti mbi 50 role të ndryshme. Çala interpretoi me finesë role kryesore dhe episodike, duke spikatur me përkushtimin e tij në çdo skenë. Karriera e tij e pasur përfshin edhe...