Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ç’do ndodhë me ishullin e Sazanit? Rama”: Është serioze, nisi kur Trump mund të shkonte burg
Kryeministri Edi Rama e quajti tepër serioz projektin për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit, ku është i përfshirë edhe dhëndri i Presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner. “Ajo ide ka avancuar, dhe do të avancojë deri në fund, sepse nuk ka lidhje me Donald Trump-in. Dhe përsëri, edhe sot që ai është president i SHBA, ai projekt nuk ka lidhje me Donald Trumpin. Nuk është bërë pse Donald Trump ishte kandidat për president, sepse ka filluar kur nuk e llogariste njeri si fitues të mundshëm dhe madje shumica mendonin që do shkonte dhe në burg dhe nuk do të vazhdojë pse ai është president sot. Ai është një projekt tanimë shumë serioz dhe do të vazhdojë. Ka marrë edhe një miratim...