61 tonë kokainë nga Amerika e Jugut! SPAK ‘kopsit’ dosjen e grupit Çopja-Çela, 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

61 tonë kokainë nga Amerika e Jugut! SPAK ‘kopsit’ dosjen e grupit Çopja-Çela, 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Europës. Në qendër të hetimit janë Ervis Çela dhe Franc Gergely, i njohur edhe si Franc Çopja.  Për gjykim janë dërguar edhe Fadil Balla, Riza Çela, Ardjan Çela, Maringlen Mullaj, Petrit Lakatos, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami, Soni Pepa, Albin Çela, Elidon Çela, Denis Daja, Ditjon Pepa dhe Kujtim Gjyla. SPAK njofton se në kuadër të hetimeve organizata kriminale trafikoi të paktën 60,7 tonë kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës gjatë viteve 2019–2021, ndërsa mbi 18 tonë u sekuestruan në pesë episode: – Dhjetor 2019, Roterdam, Holandë: rreth...