Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sa llogari bankare u sekuestruan nga shteti në 2024? – 385 shuma monetare i kaluan nën administrim AAPSK. U investuan në…
Gjatë vitit 2024, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka marrë nën administrim 277 llogari bankare, apo shuma monetare të sekuestruara dhe 26 llogari bankare ose shuma monetare të konfiskuara grupeve të krimit dhe personave të tjerë nga Policia e Shtetit. Ndërkohë, nëse llogarisim edhe pasuritë që kësaj Agjencie i kanë kaluar nën administrim në vitet e mëparshme, aktualisht, rezulton të ketë nën administrim 385 llogari bankare/shuma monetare të sekuestruara dhe 77 të konfiskuara në total. Sipas raportit vjetor të Agjencisë, llogaritë bankare të sekuestruara kanë qenë në formën e llogarive rrjedhëse dhe depozitave. Vitin e kaluar janë sekuestruar me vendim gjykatë si prova materiale, 4,053 Dollarë, 27,250 Paund Britanik, 160 Franga Zvicerane dhe 255,158 Euro. Po gjatë vitit që lamë...