Aeroporti i Kukësit, një simbol i premtimeve të pambajtura dhe keqqeverisjes

Aeroporti i Kukësit, një simbol i premtimeve të pambajtura dhe keqqeverisjes

Nga dr. Eljan Kasa Në një nga sesionet e tij të rregullta në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama iu përgjigj një qytetari që pyeti për funksionimin e Aeroportit të Kukësit. Përgjigjja e tij ishte: “Ty, zotëri, ai aeroport nuk të ka kushtuar asnjë lek, pra përse kërkon llogari se kur do fillojë punë?” Kjo deklaratë ngre shqetësime serioze për mënyrën se si qeveria i trajton projektet publike dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve Aeroporti i Kukësit, i inauguruar në vitin 2021, u prezantua si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të lidhjeve ajrore në Shqipëri. Megjithatë, pavarësisht investimeve dhe pritshmërive, aeroporti ka hasur në vështirësi për të funksionuar plotësisht. Një nga arsyet kryesore është kontrata koncesionare e nënshkruar në vitin 2004 për Aeroportin...