Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra

Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e refuzoi armëpushimin treditor të shpallur nga udhëheqësi rus, Vladimir Putin, duke e quajtur atë një shfaqje teatrale, por theksoi se Kievi është i gatshëm për një armëpushim të plotë. Rusia deri tani ka refuzuar një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor, të propozuar nga Kievi dhe Uashingtoni, i cili po përpiqet të ndërmjetësojë dhënien fund të pushtimit trevjeçar rus të Ukrainës. “Kjo është më shumë një shfaqje teatrale nga ana e tij. Sepse në dy apo tre ditë është e pamundur të hartohet një plan për hapat e ardhshëm për t’i dhënë fund luftës”, tha Zelensky. Zelensy i bëri këto deklarata të premten për një grup të vogël gazetarësh, deklarata që ishin nën embargo deri të shtunën. Zelensky tha se Ukraina nuk...