Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
E dënuar në Itali për trafik droge, policia arreston 47-vjeçaren në Elbasan
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 47-vjeçare me dy identitete, e cila ishte shpallur në kërkim dhe është dënuar në Itali me mbi 9 vite burg si pjesëtare e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike. Majlinda Avduli alias Dajana Tafani u vu në pranga në Elbasan dhe pritet të ekstradohet drejt shtetit fqinj. Gjykata e Apelit e Kaliarit e ka dënuar 47-vjeçaren me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim me një vendim të vitit 2016, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Njoftimi i policisë: Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin e radhës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. “Operacionalja 44”/E dënuar me mbi 9 vjet burgim, si pjesëtare e një organizate kriminale që...