Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Mblidhen sot për herë të dhjetë deputetët, a do të arrihet konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Ditën e sotme do të mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës në përpjekjen e dhjetë për të finalizuar konstituimin e Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit si fituese e zgjedhjeve ka dështuar për gjashtë herë radhazi që të sigurojë 61 vota për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si pasuese të Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit. Në seancën e fundit, partia e Kurtit përmes Avni Deharit si kryesues i seancës, kishte tentuar të ndryshojë mënyrën e votimit, por pa sukses. Sipas tyre, nëse votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë, deputetët s’do të kenë presion dhe do të votojnë më lirshëm. Gjasat që opozita të ndryshojë qëndrim lidhur me votimin e kryeparlamentarit nëse LVV nuk ndërron kandidaten janë zero. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, madje...