“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, kreu i agjencisë së OKB për palestinezët: Nëse lejohen nga ajri, të lejohen dhe nga toka

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, kreu i agjencisë së OKB për palestinezët: Nëse lejohen nga ajri, të lejohen dhe nga toka

OKB-ja ka 6,000 kamionë me ushqime të bllokuar jashtë Gazës dhe gati për të hyrë në enklavën palestineze, njoftoi sot kreu i Agjencisë së Ndihmës dhe Punës së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini. “UNRWA ka gati 6,000 kamionë me ndihma humanitare të bllokuar jashtë Gazës duke pritur dritën jeshile për të hyrë”, tha Lazzarini, i cili argumenton se ndihma humanitare në enklavë duhet të transportohet nga toka, në vend që të hidhet nga ajri. Hedhjet nga ajri kushtojnë të paktën 100 herë më shumë se kamionët që transportojnë dy herë më shumë ndihmë, tha ai. “Nëse ka vullnet...