“60 ka cash sot ky vlla”, zbardhen bisedat për ‘çokollatën’, blerësi kërkon drogë me para në dorë

“60 ka cash sot ky vlla”, zbardhen bisedat për ‘çokollatën’, blerësi kërkon drogë me para në dorë

SkyECC TIRANË- Dosja e operacionit “Ura” ka nxjerrë në pah biseda mes trafikantëve edhe për lëndë narkotike në formë çokollate. Një një prej bisedave të zbardhura nga hetuesit, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC 81OG3O i identifikuar si Sueld Elezi. Të dy flasin për një person të tretë që kërkon të marrë sasi të mëdha droge dhe me para në dorë, cash. Pjesë nga dosja: 0810G3—Ku janë këto…Po ajo kafja ça është? Çokollatë? …Vlla sa do për kët çokollatën…komerciale… HIIQJ2—3.5…. ty do të lej tremij e treqind….që mos ta kuptojë ai çmimin...
Burimi: Zeri.ai