6 programe për strehimin! Rama: Shtëpi për 4 mijë çifte të reja, shteti do të paguajë gjysmën e qerasë për 3 mijë familje

6 programe për strehimin! Rama: Shtëpi për 4 mijë çifte të reja, shteti do të paguajë gjysmën e qerasë për 3 mijë familje

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama prezantoi sot 'Programin e ri Kombëtar të Strehimit', ku njoftoi se janë 6 pika kryesore të cilat pritet të zbatohen në kuadër të reformës “Rilindja 2.0”. Sipas Ramës, programi do të nisë fillimisht në Tiranë, ndërsa po shqyrtohen edhe zona të tjera në bashki të ndryshme. Kreu i qeverisë njoftoi se programi parashikon 2 mijë kredi me interes 0% për apartamente me vlerë deri në 60 mijë euro, si dhe 2 mijë kredi me interes 3% për apartamente me vlerë mbi 60 mijë euro. Rama shpjegon se platforma kombëtare do të mbulojë vitin e parë 3000 familje me qera të subvencionuar, duke paguar shteti gjysmën e qerasë që arrin deri 400 euro.  Programi i parë lidhet me banesat sociale me qira, ndërsa i...