Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
6 kutitë e fundit në Durrës! PS vijon kryesimin, socialistët mbrojnë mandatin e 8-të, PD merr 6
👁3205
Kanë mbetur vetëm 6 kutitë e fundit për t’u numëruar në qarkun e Durrësit. Në qarkun e Durrësit janë numëruar 487 kuti votimi nga 493 që janë gjithsej. Nga të dhënat që ka raportuar KQZ-ja rezulton se socialistët kanë deri tani 8 mandate dhe mandatin e tyre të tetë e kanë shumë fort të mbrojtur. PS numëron 71086 vota deri më tani, ndërsa demokratët i ndjekin me 53486 vota. Top Channel