6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut si President, Abdixhiku: Rrezikohen zgjedhjet

6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut si President, Abdixhiku: Rrezikohen zgjedhjet

Edhe pse u dha drita jeshile, problemi për kandidatin si president po përçan Lidhja Demokratike e Kosovës. Kreu i LDK, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit të zhvilluar me Kryesinë dhe mbledhjes së zhvilluar me grupin parlamentar të LDK-së. Abdixhiku tha se vendimin e Kryesisë së LDK-së, e cila miratoi me vota unanime kandidaturën e Bekim Sejdiut, në mbledhjen e grupit e kundërshtuan 6 deputetë të LDK-së, ç’ka rrezikon mos-zgjidhjen e ngërçit institucional në Kosovë. “Në orën 14:00 mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, ku diskutuam jo vetëm propozimin e LDK-së për Bekim Sejdiun, por edhe gjithë angazhimin tonë politik në këtë drejtim. Sejdiu njihej si një i djathtë, si një njeri që ka punuar me dinjitet. Pa asnjë votë kundër, e gjithë Kryesia votuan...