6 deputetë të LDK-së kundër kandidaturës së Sejdiut për President, Abdixhiku: Rrezikojmë zgjedhje të parakohshme

6 deputetë të LDK-së kundër kandidaturës së Sejdiut për President, Abdixhiku: Rrezikojmë zgjedhje të parakohshme

Kosova E Martë, 1 Shtator 2026 18:36 Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit të zhvilluar me Kryesinë e LDK-së dhe mbledhjes së zhvilluar me Grupin Parlamentar të LDK-së. Abdixhiku tha se vendimin e Kryesisë së LDK-së, e cila miratoi me vota unanime kandidaturën e Bekim Sejdiut, në mbledhjen e Grupit e kundërshtuan 6 deputetë të LDK-së, ç’ka rrezikon mos-zgjidhjen e ngërçit institucional në Kosovë. “Në orën 14:00 mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, ku diskutuam jo vetëm propozimin e LDK-së për Bekim Sejdiun, por edhe gjithë angazhimin tonë politik në këtë drejtim. Sejdiu njihej si një i djathtë, si një njeri që ka punuar me dinjitet. Pa asnjë votë kundër, e gjithë Kryesia votuan për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut. Menjëerë...