Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Aksident i rëndë/ Autobusi me turistë përplaset me një kamion, 7 persona të vdekur në SHBA
                            Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia u njoftua për aksidentin në orën 19:15 sipas orës lokale (02:15 GMT), kur një kamion dhe një furgon që transportonte 14 turistë u përplasën. Të dy automjetet u përfshinë nga flakët. Shoferi i kamionit dhe gjashtë pasagjerë në furgon vdiqën. Policia po heton shkakun. Autostrada ku ndodhi aksidenti të çon në park, i cili tani po hyn në sezonin e tij kulmor turistik.