Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Nis me surpriza Ferma VIP/ Ja vendimi që mori AGAI për Big Mama-n
                            Ka nisur me surpriza spektakli i sotëm i Ferma VIP 2 në televizionin kombëtar Vizion Plus. Në nisje të spektaklit moderatorja Luana Vjollca i ka dhënë një lajm të mirë Big Mamas, e cila gjatë këtyre ditëve ishte në rolin e kryefermeres. Luana theksoi se me urdhër të AGAIT mandati i Big Mamas si kryefermere do të vijojë deri ditën e hënë, ku do të jetë dhe spektakli i radhës. “Mandati jot do të vazhdojë deri ditën e hënë”, tha Luana Vjollca duke përcjellë urdhërin e Agait.