I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit për të cilin drejtësia ka mbyllur sytë

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit për të cilin drejtësia ka mbyllur sytë

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit… Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ka ikur asnjë ditë!” Me këto fjalë që dalin nga thellësia e një zemre të copëtuar Aurela, nëna e Stiven Toshkësit, përkujton ditëlindjen e 22-të të djalit të saj. Përkundër festës, tortës dhe gëzimit, kjo është një ditëlindje e heshtur. Një përvjetor prekës, pa zë, ku dhimbja zë vendin e gëzimit dhe mungesa bërtet më fort se çdo fjalë. “Gëzuar ditëlindjen, jeta ime! Ti je drita ime në errësirë. Ke lindur për të jetuar në përjetësi, biri im!” uron ajo të birin që e mendon pranë, me zërin e dridhur duke prekur zemrat e të gjithëve, ndërsa tollumbacet e bardha ngrihen drejt...