Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nuk flet më me mua për shkaqe sigurie”, Princi Harry rrëfen përplasjen me babain e tij
Princi Harry ka deklaruar se nuk flet më me babain e tij, Mbretin Charles, dhe se arsyeja kryesore për këtë është çështja e sigurisë personale. Në një intervistë të fundit për BBC, Harry tha se mbreti ka ndërprerë komunikimin me të pas konfliktit të nisur për heqjen e mbrojtjes policore nga ana e qeverisë britanike, vendim për të cilin ai ngriti padi, të cilën e humbi. “Babai im nuk flet me mua për shkak të kësaj çështjeje të sigurisë,” u shpreh Harry. Ai theksoi se siguria ka qenë gjithmonë një pikë e fortë përçarjeje mes tij dhe familjes mbretërore:“Pavarësisht gjithë zhurmës dhe historive që janë shkruar, kjo ka qenë gjithmonë pika kyçe.” Harry ka folur edhe më parë për këtë temë, përfshirë intervistën me Oprah...