“Bufi thotë 7×7 bëjnë 6 mln”, Rama: Të kujt janë paratë e lobimit të PD-së në SHBA?

“Bufi thotë 7×7 bëjnë 6 mln”, Rama: Të kujt janë paratë e lobimit të PD-së në SHBA?

Kontrata 6 milionë dollarëshe e PD-së për lobim në SHBA u bë sërish kryefjalë e takimeve elektorale të Edi Ramës. Nga takimi përmbyllës i fushatës në Burrel, kreu i PS-së i shigjetoi rivalët e tij, duke ngritur pyetjen se të kujt janë paratë që do të paguhen në 3 vite për rregullimin e imazhit të PD. Sipas shefit të qeverisë, lobimi i PD-së është një dardhë që ka një bisht shumë të gjatë që do dalë mbrapa. ”Ne nuk kishim parë gjë akoma. Tani ka dalë bufi dhe thotë 7×7, baraz me 6 milionë. E keni dëgjuar. Aq bëjnë po nuk janë të miat. Po të kujt janë? Të patriotëve. Janë disa patriotë që nuk i njoh, por jua ka le në zemër që të...