“Dibra më e lakmuara në turizëm”, Rama nga Burreli: Do të bëjmë rrugën e Lurës dhe Ulëzës

“Dibra më e lakmuara në turizëm”, Rama nga Burreli: Do të bëjmë rrugën e Lurës dhe Ulëzës

Nga takimi përmbyllës i fushatës në Mat, kryeministri Edi Rama zbuloi edhe projektet kryesore që do të zbatohen në mandatin e ardhshëm për të përmirësuar infrastrukturën, kryesisht atë rrugore, në këtë zonë. Rama tha se rrugën e Arbrit, që u finalizua me hapjen e tunelit të Murrizit, do ta pasojnë investimet për ndërtimin e rrugës së Lurës dhe Ulëzës. “Unë jam i lehtësuar që nuk po bëjmë tjetër fushatë duke vazhduar të themi se do bëjmë Rrugën e Arbrit, por po bëjmë fushatën duke ardhur nga Rruga e Arbrit. Unë them se ka qenë dibran ai që ka thënë se “oreksi vjen duke ngrënë”. Kjo rrugë sjell jo vetëm lehtësim të lidhjes së njerëzve me Tiranën, por hap edhe horizont krejt të ri për investimet...