Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Komunës së Parisit
                            Një apartament u përfshi nga flakët këtë pasdite në kryeqytet. Zjarri ra rreth orës 14:50 në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës së Parisit, në rrugën “Tish Daija”. Paraprakisht, raportohet se në banesë nuk ka pasur banorë në momentin e rënies së zjarrit, ndaj nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, po bëhet ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve. Top Channel