Vazhdon procesi i votimit për diasporën! Kompania postare për TCH: Deri sot kemi dorëzuar 55.528 zarfe në Greqi. Problem mbetet…

Vazhdon procesi i votimit për diasporën! Kompania postare për TCH: Deri sot kemi dorëzuar 55.528 zarfe në Greqi. Problem mbetet…

Pas një komunikimi të Top Channel me kompaninë postare, kjo e fundit bëri publike shifrat e dorëzimit të zarfeve me fletët e votimit në Greqi. Sipas kësaj kompanie deri paraditen e së premtes (datë 2 maj) janë dorëzuar në dorë të votuesve 55.526 zarfe nga 68340 që është numri total i votuesve të regjistruar, ose 81.3%, raporton korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe. 10.790 zarfe tjetër janë tentuar te dorëzohen, por kjo s’ka qenë e mundur për shkak të adresave të gabuara, të dhënave të jo të sakta ose marrësit nuk janë gjetur në banesë. Me 2.025 persona është komunikuar dhe është kërkuar prej marrësve të zarfit të dorëzohen në një pikë të caktuar, prej nga ku vetë klienti do të paraqitet ta tërheqë zarfin....