Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Giro d’Italia në Shqipëri, publikohet agjenda e 3 etapave të garës sportive
Gara sportive “Giro d’Italia” do të mbahet në vendin tonë nga data 9 deri më 11 Maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Në Shqipëri do të mbahen 3 etapat e para të garës sportive. Prezantimi i ekipeve pjesëmarrëse në aktivitet do të bëhet në datën 7 Maj, ora 20:30 në Sheshin “Skënderbej”. Etapa e parë do të mbahet më 9 Maj në rrugën Durrës-Tiranë. Gara do të nisë nga Porti i Durrësit, për të vijuar më pas drejt Malit të Robit, Kavajës, Rrogozhinës, Peqinit, Papër, Bradashesh, Gracen, Mullet, TEG, Sauk, Surrel dhe Tiranë. Në kryeqytet çiklistët do të drejtohen nga Surreli në Rrugën “Xhanfize Keko”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pastaj sërish në rrugën e “Rexhekrit”, drejt Surrelit, në rrugën “Xhanfize Keko” e në Bulevardin...