Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Prodhuesit dhe konsumatorët pesimistë, treguesi i besimit në ekonomi ra për prillin
Treguesi i besimit të biznesit dhe konsumatorit pësoi rënie në muajin prill. Sipas Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) rënie prej 0.8 pikësh në krahasim me muajin mars. Vlera e TNE-së qëndron 7.4 pikë mbi mesataren afatgjatë. Rënia gjatë muajit prill u përcaktua veçanërisht nga sektori i industrisë, dhe më pak nga treguesi i besimit konsumator. Ndërkohë treguesit e besimit në sektorët e ndërtimit, shërbimeve dhe tregtisë, regjistruan rritje të lehta. Treguesi i besimit të industrisë ra me 6.7 pikë përqindje në muajin prill, i ndikuar nga vlerësimet e përkeqësuara për kontratat porositëse në vend dhe veçanërisht për ato nga eksportet. Për rrjedhim, ky tregues thelloi vlerat negative, duke zbritur nën mesataren historike. Në terma të pritjeve për të ardhmen, bizneseve të këtij...