“Jo dorë e zënë në Mirditën e Bardhë”/ Banorët e fshatit Kaçinar mblidhen te ministria e Ballukut, protestë kundër…

“Jo dorë e zënë në Mirditën e Bardhë”/ Banorët e fshatit Kaçinar mblidhen te ministria e Ballukut, protestë kundër…

Për të kundërshtuar ndërtimin e një hidrocentrali në zonën e tyre, banorët e fshatit Kaçinar të Mirditës, kanë dalë në protestë para Ministrisë së Infrastrukturës e drejtuar nga Belinda Balluku. Me pankarta në duar dhe zë të lartë, ata kërkojnë mbrojtjen e ujit, madje shprehen se janë kërcënuar që të braktisin vendbanimet, por nuk dorëzohen. Ata e kanë cilësuar projektin si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj jetesës, pronave dhe burimeve natyrore që i kanë mbajtur gjallë për breza. “Nuk jemi dëgjuar dhe nuk kemi gjetur zgjidhje. Kemi ardhur këtu të ngremë zërin për pasuritë tona si uji dhe bjeshkët tona. Populli ka jetuar me shekuj atje falë natyrës e Zotit që na dha ujë dhe toka pjellore. Disa grupe të errëta në bashkëpunim me pushtetarë...