Vajza e Bill Gates tregon sindromën nga e cila vuan babai miliarder

Vajza e Bill Gates tregon sindromën nga e cila vuan babai miliarder

Phoebe Gates, vajza 22-vjeçare e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka zbuluar pa dashje një detaj rreth shëndetit të babait të saj. Gjatë një interviste në podcastin e njohur Call Her Daddy, të drejtuar nga Alex Cooper, ajo përmendi në mënyrë të rastësishme se Gates ka sindromën e Aspergerit, një formë e spektrit të autizmit. “Babai im është goxha i ngathët në aspektin social. Ai e ka thënë, se ka Asperger,” u shpreh ajo thjesht gjatë bisedës, ndërsa tregonte se si është të sjellësh të dashurin në shtëpi për ta prezantuar me një nga figurat më të njohura dhe më të përfolura në botë. Kjo deklaratë ngriti menjëherë dyshime dhe debat në rrjetet sociale, pasi vetë Bill Gates nuk e ka konfirmuar ndonjëherë publikisht një...