Shtyhet takimi mes Iranit, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë për çështjet bërthamore

Shtyhet takimi mes Iranit, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë për çështjet bërthamore

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, njoftoi sot shtyrjen e takimit të planifikuar për nesër të premten midis Iranit, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë (të njohur kolektivisht si E3), mbi çështjen bërthamore iraniane, siç u propozua nga Teherani në fillim të kësaj jave. “Një takim në nivel teknik ishte planifikuar përpara takimit të nivelit të lartë midis SHBA-së dhe Iranit. “Meqenëse ky i fundit nuk do të zhvillohet, takimi në nivel teknik tani është i pakuptimtë, të paktën për momentin”, tha Ministri i Jashtëm Francez për AFP-në, duke iu referuar shtyrjes së takimit midis amerikanëve dhe iranianëve që ishte planifikuar të zhvillohej në Romë të shtunën. Uashingtoni dhe Teherani kanë zhvilluar bisedime gjatë muajit të kaluar me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për të kufizuar programin...